Skip to content

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me njoftim URGJENT për udhëtarët

Me afrimin e kulmit të sezonit veror dhe rritjen e ndjeshme të fluksit të pasagjerëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët.

Autoritetet aeroportuale u bëjnë thirrje pasagjerëve të paraqiten në terminal të paktën tre orë përpara orarit të nisjes së fluturimit.

Lexo gjithashtu:  Zyrtare! Ja çfarë ndodh pasdite në Tiranë

Sipas njoftimit, mbërritja në kohë është thelbësore për përfundimin pa probleme të të gjitha procedurave të udhëtimit, përfshirë check-in-in, kontrollet e sigurisë dhe formalitetet e tjera të nevojshme.

Lexo gjithashtu:  Klodiana Lala habit te gjithe me detajet për Belinda Ballukun

“Me rritjen e ndjeshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u bën thirrje të gjithë pasagjerëve të paraqiten në terminal të paktën 3 orë përpara nisjes së fluturimit.

Paraqitja në kohë ndihmon në përfundimin pa vonesa të procedurave të check-in, kontrollit të sigurisë dhe formaliteteve të udhëtimit, duke garantuar një eksperiencë sa më të qetë për të gjithë udhëtarët”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e bërë nga Aeroporti.

Lexo gjithashtu:  Pak para finales, “Zarf i zi” në BBV?/ Përplasje mes Mirit dhe Mateos në BBVA
Published inNews