Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Operacion i gjerë policor, arrestohen 5 persona

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet prej orëve të para të ditës në qytetin e Vlorës dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës.

Aksioni po drejtohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe vijon ende në terren.

Lexo gjithashtu:  Zelensky jep lajmin e bujshëm: Jam gati të ...

Sipas burimeve paraprake nga policia, deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar të paktën 5 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe armë. Ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me veprat penale që po hetohen apo objektivin e plotë të operacionit.

Lexo gjithashtu:  Pas 9 dite proteste, vjen reagimi I FORTE i Edi Rames per projektin ne Zvernec: "Projekti do te.."

Forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit të ketë një njoftim zyrtar me rezultatet e plota të operacionit./Top Channel

Lexo gjithashtu:  VIDEO- Nga Tirana në Nju Jork, fitorja e Shqipërisë në Serbi çmend kuqezinjtë, festë dhe atmosferë elektrizuese
Published inNews