Skip to content

‘Cmendet’ moti ne Shqiperi, shiu i rrembyer bllokon rrugen ne aksin kryesor ne vend! Raportohet për..

Aksi Librazhd-Përrenjas është bllokuar sërish ditën e sotme. Shkak për bllokimin e këtij aksi janë bërë reshjet intensive që kanë përfshirë këtë zonë, pasditen e sotme.

Mësohet se si pasojë e këtyre reshjeve, një pjesë e rrugës pranë Përrenjasit është përmbytur dhe ka orani të inerteve në rrugë, duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të mjeteve, ku janë shkaktuar radhë të mëdha.

Lexo gjithashtu:  Asnje shtet nuk shpeton dot, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune”

Bëhet me dije se disa automjete kanë mbetur të bllokuara në zonë, ndërsa dyshohet për dëme materiale në më shumë se 10 prej tyre.

Ndërkohë Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin udhëtimin në këtë segment deri në përmirësimin e kushteve atmosferike dhe pastrimin e plotë të rrugës nga inertet.

Lexo gjithashtu:  Serish ngjarje e tmerrshme ne Shqiperi! Makina godet frikshem bariun dhe bagëtitë

Ndërsa në terren ndodhen edhe ekipet emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në një nga akset më të rëndësishme në vend.

Po ashtu raportohet se i bllokuar ka mbetur edhe aksi Moglicë-Gramsh, për shkak të inerteve që kanë rënë pas shiut të dendur. Ndëra bëhet me dije se mjetet e kompanisë nënkontraktore po bëjnë pastrimin e rrugës me qëllimin normalizimin e situatës.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama fut në “lístë të zezë” Mínístren e Jashtme dhe “ármiken” e …
Published inNews