Skip to content

Pas 12 ditesh protestash GJIGANDE, kompania e ndertimit jep lajmin e FORTE per projektin milionësh në Zvërnec!

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” është tërhequr zyrtarisht nga aplikimi për lejen e ndërtimit të resortit turistik që ishte parashikuar në Gadishullin e Zvërnecit.

Ajo hoqi dorë nga kërkesa e saj për të ndërtuar resortin turistik të parashikuar në zonën e Pishë Poro Nartë, sipas MCN TV. Më herët kujtojmë se sipas dokumentacionit projekti kishte kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), ndërsa Agjencia e Zhvillimit të Territorit kishte lëshuar fillimisht lejen për nisjen e punimeve.

Lexo gjithashtu:  Mjeku ve dore mbi pacientin vetëm se i kërkoi…(Dalin pamjet)

Ka qenë vet Agjencia e Zhvillimit të Territorit ajo e cila ka konfirmuar lajmin për MCN Tv, e cila tha se “Zvërnec South Adriatic Development”, me administratore Isida Çelën ka depozituar kërkesën për tërheqjen e lejës së ndërtimit, miratuar më Janar të 2025-ës, raporton PolitikOn.al

Lexo gjithashtu:  Kërkoi me urgjencë të dalë nga burgu, TRONDIT Ilir Meta: Tualeti s’ka drita, më kanë

Kjo vjen në një kohë kur një valë protestash janë përhapur në Tiranë dhe në disa qyetet të tjera të Shqipërisë, të cilat kërkojnë që resorti i folur në Zvërnec të mos ndërtohet. Sa i përket çështjes së pronave në Zvënrec, SPAK ka çelur një hetim për disa persona për të cilët dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e pronësimit në atë zonë.

Lexo gjithashtu:  Fitoi betejen me semundjen e keqe, por ‘humbi’ bashkeshorten...Avokati shqiptar PREK me postimin
Published inNews