Skip to content

Familjari zbulon fjalët e fundit të 31-vjeçares

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia që tronditi fshatin Majac të Podujevës, ku tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit dhe që nga ai moment, mediat kanë raportuar versione të ndryshme, ndërsa familjarët përpiqen të sqarojnë çfarë ndodhi me të vërtetë.

Ka qenë njëri prej anëtarëve të familjes Gashi ai i cili ka treguar për Klan Kosova se familja nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se nuk ishin në dijeni për marrëdhënien e Ardita Gashit me Ilaz Brahimin.

Lexo gjithashtu:  Frikë dhe ankth në ajër! Avioni me 200 shqiptarë mbetet në qiell, pilotët tentojnë që të

Sipas dëshmisë së tij ngjarja ndodhi brenda disa minutave ku dhe tregoi se pasi Ardita kishte qëlluar 45-vjeçarin, ajo iu afrua pjesëtarëve të tjerë të familjes së saj.

“Pasi qëlloi atë djalin, ajo shkoi tek nusja e xhaxhait. Ishin bashkë me nusen e djalit dhe tre fëmijët. Ardita iu tha të dilnin jashtë sepse kishte diçka për të biseduar me nusen e xhaxhait. Sapo dolën, dëgjuam të shtëna. Ne ikëm menjëherë, por ajo u mbyll në dhomën e fëmijëve. Kur vëllai tentoi të hynte, ajo drejtoi armën ndaj vetes dhe i tha: ‘largohu, se do të të vras edhe ty’”, ka treguar ai, teksa ka theksuar më tej se arma e përdorur ishte një pistoletë, duke mohuar pretendimet se Ardita kishte përdorur një armë automatike kundër Ilaz Brahimit dhe gruas së xhaxhait.

Lexo gjithashtu:  Familja e Juelës hodhi akuzat e forta por familja e Mateos bën reagimin befasues

Si pasojë e ngjarjes, Ilaz Brahimi humbi jetën, ndërsa Miradije Gashi, u plagos rëndë dhe ndërroi jetë mëngjesin e së hënës gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ardita Gashi u dërgua gjithashtu në QKUK në gjendje kritike pas vetëplagosjes, por nuk mundi të mbijetonte dhe vdiq mëngjesin e ditës së sotme.

Lexo gjithashtu:  Nuk ka pranverë për Ballkanin! Fronti polar sjell gjysmë metri dëborë në Kroaci, moti i keq nuk do të “kursejë” as Kosovën
Published inNews