Skip to content

Disa që nuk flasin shqip janë futur në SPAK dhe u ka thënë të…! Ish Prokurori

Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, shprehet se krimi i organizuar është futur në politikë dhe e ndihmon atë të qëndrojë në pushtet, duke e trashëguar këtë pushtet ndër vite.

Në emisionin “Oponencë”, Beci u shpreh se e fundi i pandëshkueshmërisë në Shqipëri, pavarësisht reagimeve të forta politike ndaj veprimeve të SPAK.

Lexo gjithashtu:  E pabesueshme! Vetem pas disa jave nga martesa e trete Blero...

Sipas Beçit, Prokuroria e Posaçme nuk po bën asgjë më shumë sesa po formalizon në dosje ato që prej vitesh janë diskutuar publikisht.

“SPAK po prodhon atë që kemi thënë prej kohësh. Prokuroria nuk po bën asgjë më shumë se sa të konkretizojë në dosje atë që është thënë në kafe,” u shpreh Beci.

Lexo gjithashtu:  Klipe që editohen sipas qejfit/ Familja e Selin akuzon produksionin dhe poston videon e vërtetë

Ai vlerësoi se reagimi i politikës ndaj hetimeve nuk është llogaritur mirë, pasi klasa politike mendonte se do të kishte mundësi kontrolli mbi institucionet e reja.

Beci shtoi se sot, nga të dyja krahët e politikës, SPAK shihet si një institucion që “i ka dalë nga rreshti”, çka ka sjellë përplasje të pashmangshme me pushtetin politik.

Lexo gjithashtu:  Rritje rrogash? vjen lajmi qe prek te gjithe vendasit

Ish-prokurori deklaroi se në SPAK ka ndërhyrë një faktor që nuk flet shqip, duke u thënë prokurorëve: vazhdoni detyrën.

Published inNews