Skip to content

E rëndë në vend, 44-vjeçarja humb jetën pasi u mor nga rrjedha e forte e lumit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Zall Bastarit, në periferi të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, në fshatin Selitë-Mal, dyshohet se një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën gjatë një tentative për të kaluar lumin.

Lexo gjithashtu:  Aksident i KEQ në vend, 5 persona shkojne me URGJENCË në spital

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasja B. P. është marrë nga rrjedha e fortë e ujit te lumit, duke mos arritur t’i shpëtojë rrezikut.

Lexo gjithashtu:  Lajm i fundit me rendesi nga kryeqyteti

Pas kërkimeve, trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Lexo gjithashtu:  Flota amerikane po i afrohet kesaj zone
Published inNews