Skip to content

Lajm ‘i keq’/ Rritet çmimi i ujit, dalin tarifat e reja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e reja të ujit me rritje që hyjnë në fuqi nga ky muaj.

Vendimi për tarifat e reja është marrë më 31 dhjetor 2025 dhe vlen deri më 2028.

Lexo gjithashtu:  E moshuara i jep fund jetes

Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar.

Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar.

Lexo gjithashtu:  Aksîdènt trágjîk, ráportòhet për kátër humbje jete dhe pèsë të plágòsur

Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat të reja për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe shërbime të tjera.

Lexo gjithashtu:  Tronditet Bota!!! Amerika bëhet gati për ...

KRU “Prishtina” furnizon me ujë të pijshëm disa komuna të Kosovës dhe trajton ujërat e zeza. Kjo ndërmarrje ofron shërbime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Drenas, raporton REL.

Published inNews