Skip to content

Skandal në Big Brother VIP! Lende n*rkotike në shtëpi? Banorja plas “b*mbën”

Një deklaratë e rëndë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke ndezur menjëherë debat të fortë mes banorëve dhe reagime të shumta nga publiku.

Gjatë një diskutimi të tensionuar, Alba hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Fjolla Morinës, duke pretenduar se ajo është përdoruese e lëndëve narkotike. Sipas Albës, kjo është arsyeja kryesore pse ajo nuk ndihet e sigurt dhe e qetë të ndajë të njëjtën dhomë gjumi me Fjollën brenda shtëpisë së reality show-t.

Lexo gjithashtu:  Pamje dhe detaje te reja nga ngjarja ne Tirane

“Nga gjuha e trupit që unë e lexoj te Fjolla, nga mimikat dhe mënyra si reagon, e kam thënë shumë qartë: Fjolla ka vështirësi psikologjike, emocionale madje edhe fizike. Mendimi im, shumë troç, është se Fjolla dallohet që edhe jashtë është përdoruese e lëndëve narkotike. Unë nuk jam rehat të flej në një dhomë gjumi me të”, u shpreh Alba.

Lexo gjithashtu:  Moti merr kthesen e papritur - Detajet

Deklarata e saj la banorët të shtangur, ndërsa reagimi i Fjollës ishte i menjëhershëm, por i shkurtër. Ajo u mjaftua me një “qyqa”, duke reflektuar habinë dhe tronditjen ndaj akuzave të bëra publikisht.

Lexo gjithashtu:  Lajmi i fundit – Tronditet vendi, q*llohet me arme oficeri i policise

Duhet theksuar se këto janë pretendime të bëra nga një banore brenda lojës dhe jo fakte të konfirmuara. Megjithatë, deklarata e Albës ka ndezur një debat të fortë si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Published inNews