Skip to content

Edi Rama i ofroi vendin e Belinda Ballukut! Habit Lapaj

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë deklarata të forta në një studio televizive, ku ka folur për zhvillimet politike në vend dhe protestën e tij disa javore përpara Kryeministrisë.

Lapaj zbuloi se i është ofruar një post i lartë qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ofertë të cilën ai thotë se e ka refuzuar.

Sipas Lapajt, në datën 30 qershor dhe gjatë javës së dytë të korrikut, kryeministri Rama i ka bërë dy herë ofertë për t’u bashkuar me qeverinë. “Më është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe dy ministri, njëra prej tyre Ministria e Bujqësisë. Këtë nuk e mohojnë dot, le të dalë ta mohojë,” u shpreh ai.

Lexo gjithashtu:  E Fundit, Emerim I FUQISHEM ne Policine e Shtetit, sapo u vendos qe

Lapaj theksoi se oferta është paraqitur si pjesë e tezës për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian dhe për të krijuar, sipas tij, “nuanca demokratike”, duke përfshirë të rinjtë në politikë dhe në strukturat qeverisëse.

Lexo gjithashtu:  Askush nuk e priste! Berisha jep lajmin E FORTE per Ervin Salianjin, sapo tha se...

Megjithatë, kreu i “Shqipëria Bëhet” deklaron i prere se pranimi i një oferte të tillë do të përbënte tradhti ndaj idealeve që përfaqëson. “Nëse do të shkoja atje, do të tradhtoja idealet e mia. Nuk do të mund t’i shihja prindërit e mi në sy,” tha Lapaj, duke shtuar se një vendim i tillë do ta vinte përballë një zhgënjimi personal dhe moral.

Lexo gjithashtu:  Cmendet moti! Mos kujtoni se dimri mbaroj, ja si do të jenë ditët në vijim dhe fillimi i muajit prill

Ai shtoi se, sipas tij, qëllimi i vërtetë i kësaj oferte ishte politikisht i kalkuluar. “Pas gjashtë muajsh do të ishim hedhur jashtë. Qëllimi ishte të na digjnin politikisht dhe të na nxirrnin jashtë,” deklaroi Lapaj, duke e cilësuar ofertën si një tentativë për neutralizimin e lëvizjes së tij dhe dobësimin e opozitës së re.

Published inNews