Skip to content

E TMERRSHME! Hòrror në ajër, rrufeja gòdet avionin në fluturim (Detaje)

Basketbollistët e klubit izraelit të Makabit përjetuan një dramë të vërtetë pas kthimit nga Madridi, ku humbën ndaj vendasve me rezultatin 98-86 të enjten në mbrëmje në kuadër të raundit të 21 të Euroligës.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, rreth 20 minuta para uljes, ndërsa avioni ishte mbi det, u godit nga rrufeja.

Lexo gjithashtu:  E TMERRSHME - Mbi 5 km rradhe makinash ne...! Sapo ndodhi ngjarja e rende (DETAJET)

Rrufeja ndriçoi kabinën dhe impakti u shoqërua me një zhurmë të lartë që shkaktoi panik te pasagjerët.

Piloti reagoi shpejt dhe u përpoq t’i qetësonte pasagjerët, duke u thënë atyre se avioni ishte projektuar për t’i bërë ballë goditjeve të tilla.

Lexo gjithashtu:  ‘Ndjej se …" - Zbulohet deklarata e fortë e gjyqtarit

Megjithatë, tensioni ishte i dukshëm, derisa tifozët e Makabit, të cilët udhëtonin me ekipin, treguan një reagim të papritur.

Ata filluan të këndonin dhe të brohorisnin, duke inkurajuar ekipin dhe veçanërisht lojtarin Oded Katas, gjë që arriti ta largonte të paktën pak frikën në avion.

Lexo gjithashtu:  Paralajmërohen zgjedhje brenda partisë: Ja kur do mbahen

Basketbollisti i ri Oren Sahar përshkroi se si dukej gjithçka për portalin izraelit “One”. “Na goditi rrufeja. Avioni filloi të dridhej, gjithçka shkëlqente.

Ishte e frikshme, të gjithë ishim të stresuar. Tani jemi të qetë, mbërritëm shëndoshë e mirë”, tha Sahar/SOT

Published inNews