Skip to content

E perfolur per lídhje me Yllí Límanin, modelja e njohur shqíptare pèson hèmoragjí cerebrale

Modelja e njohur Dajana Kalo po përballet me një situatë shumë të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie cerebrale, si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV).

Aktualisht, ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Në ditët në vijim, Dajana do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent dhe shumë delikat në tru, pas së cilit do të nisë një proces i gjatë rikuperimi, që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike.

Lexo gjithashtu:  Kùsh jánë? Dy ish-bánorè të “Bîg Bròthèr VIP” rîkthèhen në shtèpî

Për të mbështetur trajtimin e kostosur të Dajanës, është hapur një faqe GoFundMe, ku çdo ndihmë, sado e vogël, mund të ketë një ndikim të madh. Përveç kontributeve financiare, fjalët e mbështetjes janë po aq të vlefshme për t’i dhënë forcë dhe shpresë modeles.

Mbështetësit mund të kontribuojnë dhe të ndajnë fushatën për të ndihmuar Dajanën të kalojë këtë moment kritik.

Dajana Kalo është njëra ndër modelet më të bukura në Kosovë, ajo është parë së fundmi në videoklipin më të ri të Dafina Zeqirit “Zili zili”. Ajo dukej shumë bukur dhe u komentua shumë për dukjen e saj gjatë atij projekti.

Lexo gjithashtu:  Befasi e madhe! Ja si e parashikon ChatGpt ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Rezultati dhe kush do shënojë

Ndërkaq ajo disa kohe me pare është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin e njohur Yll Limani. Një koment i Yllit ka bërë që të gjithë të dyshonin që në mes modeles dhe Yllit ka diçka.

E gjitha kjo filloi kur Dajana publikoi një foto me mbishkrimin “Do të të them një sekret?”. Në mes shumë komenteve ra në sy ai i Yll Limanit, i cili kishte shkruar “Po!”.

Lexo gjithashtu:  Identifikohet personi qe humbi jeten ne aksident

“Pres të martohem.”- ia kishte kthyer me nota humori modelja si për të treguar se ky ishte sekreti në fjalë. Ndërkohë këtij komenti, Ylli i është përgjigjur me një emoji të një dore duke shkruar.

Mirëpo, më tej ujërat i trazoi ndërhyrja e Endit Mërtirit, i cili ka shkruar “uuuuuu”, dhe sërish ishte këngëtari që ka ndërhyrë duke shkruar “2021” me emoji duke qeshur me lot. Kurse Dajana ka shkruar “obobo”.

Published inNews