Skip to content

“Çmènduritë” e motit, metèorologia Porja bèn parashikimin e bujshem

Mëngjesi ka nisur me temperatura të ulëta në të gjithë vendin, veçanërisht në zonat e thella malore.

Qytetet e verilindjes si Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri dhe Puka kanë regjistruar vlera minimale që shkojnë nga -3 deri në -5 gradë Celsius.

Korça gjithashtu mbetet në vlera negative me -2 gradë. Pavarësisht se mesdita sjell një rritje të lehtë deri në 14 gradë, temperaturat mbeten tipike për muajin janar.

Fillimi i javës: Rikthehen vranësirat dhe lagështira, temperaturat mbeten të ulëta

Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb në një lidhje në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.

Lexo gjithashtu:  Edhe ne bote e bejne te gjithe: Ja pse duhet ta vendosni kete ne tavolinen e Vitit te Ri: Sjell FAT dhe

Pjesa e parë e javës, deri ditën e mërkurë, do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta dhe të lagështa.

Parashikohet shtim i lagështirës në ajër, gjë që do ta bëjë të ftohtin të ndjehet më tepër, edhe pse reshjet do të jenë të pakta dhe të fokusuara kryesisht në skajin jugor dhe juglindor. Termometri do të pësojë një ulje të mëtejshme me rreth 2 gradë.

Lexo gjithashtu:  “O babai i kombit, zbrit nga tribuna e Bernabeut”, Hoxha shpërthen ndaj Ramës per vrasjen e gjyqtarit Kalaja dhe pse ka faj

Kthesa: Masat e ngrohta sjellin pranverën në fundjavë me 18 gradë

Duke filluar nga dita e enjte dhe përgjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga një ndryshim i masave ajrore. Një masë e ngrohtë po i afrohet territorit shqiptar, duke sjellë zbutje të ndjeshme të temperaturave.

Edhe zonat malore do të shohin temperatura pozitive, ndërsa maksimumet në vend pritet të arrijnë 17-18 gradë. Kjo pjesë e dytë e javës do të jetë e ngrohtë por e lagësht.

Lexo gjithashtu:  Ministrja e Brendshme kap mat dhe shkarkon urgjentisht Zv Ministrin, ja cfare po bënte në zyrë

Alarmi: Stuhi ere dhe dallgëzim i lartë priten në fundjavë

Meteorologia Porja apelon për kujdes për pjesën e dytë të javës, jo për shkak të reshjeve, por për shkak të erës. Ndërrimi i masës së ftohtë me atë të ngrohtë do të krijojë stuhi të forta ere.

Të premten dhe të shtunën, shpejtësia e erës në det të hapur pritet të kalojë 80 km/h, duke sjellë dallgëzim të lartë dhe probleme të mundshme për lundrimin.

Published inNews