Skip to content

Arrestim i bujshem ne Kosove

Arianit Sllamniku është arrestuar pasditen e së martës.

Emri i tij eshte shume i lakuar ne Kosove, pasi vite me pare ka kandiduar per deputet ne parlamentin e Republikes se Kosoves. Ai pretendon se mund të shërojë autizmin duke larguar parazitët nga trupi i njeriut, me medikamente që zakonisht janë të destinuara për kafshë, e jo për njerëz.

Sllamniku është ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorisë në Gjilan.

Lexo gjithashtu:  SKANDAL NË BBVA! Kërcënimi i Rogertit shpërthen rrjetin – vjen reagimi i fortë nga familja e Mateos

Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu, Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së.

Më herët, Policia në Gjilan iu bëri thirrje qytetarëve që mund të kenë marrë ‘shërbime e konsulta’ te ai që të shkojnë në stacion për intervistim me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo gjithashtu:  “Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe gruaja e tij DH*NOJNË nënën 80 vjeçare, arsyeja e tmerrshme pse e bejne (DEBATI)

Lidhur me veprimtarinë e tij ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Në reagimin e saj, Ministria ka shprehur shqetësim për këto raportime dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë shëndetësorë të licencuar.

Lexo gjithashtu:  E fundit, Trump kercenon seriozisht kete shtet

MSH ka bërë të ditur se për këtë rast ka njoftuar institucionet kompetente dhe se është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.

“Shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Paparaci

Published inNews