Skip to content

Raportohet se një person … gjendja e tij e r*ndë, i dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 23 janarit 2026 në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një person është gjetur i gjakosur dhe në gjendje kritike, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Sipas informacioneve që ka pranuar Sinjali, rreth orës 15:30, Policia ka pranuar njoftim se në rrugën e Pejës, afër “Villa Motel Pisha”, dyshohej se ndodhej një person pa shenja jete.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Mesohet shkaku pse nëna e Selinës kërkoi largimin e saj nga BBVA

Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe ka konfirmuar se viktima kishte ende shenja jete, por ishte i gjakosur rëndë. Në vend ka intervenuar ekipi i QKMF-së, i cili i ka dhënë ndihmën e parë viktimës dhe më pas e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Burime bëjnë të ditur se viktima është A.K., rreth 59-vjeçae i cili po trajtohet në QKUK dhe në momentin e pranimit raportohet se ishte pa vetëdije.

Lexo gjithashtu:  Alarmi nga Gjermania! Në Shqipëri po ndodh katastrofa e madhe!

Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu njësitë e hetimeve dhe forenzikës në Fushë Kosovë, ndërsa më pas edhe NJHP dhe Forenzika Rajonale, si dhe Prokurori kujdestar.

Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, viktima dyshohet se kishte shkuar në lokacion me veturën e tij me targa, së bashku me një person të panjohur, i cili dyshohet se është i përfshirë në rast dhe aktualisht gjendet në arrati. Në momentin kur kanë arritur njësitë policore, vetura nuk ishte më në vendngjarje.

Lexo gjithashtu:  Parashikimi i fundit per situaten e motit ne disa qytete te vendit!

Viktima dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime serioze në pjesën e fytit dhe kokës.

Published inNews