Skip to content

Ngjarje e ores se fundit ne Gramsh! Kamioni perfundon ne humnere

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Lexo gjithashtu:  I dehur ne timon, perplasi per vd*kje 69 vjecarin! Del detaji i rende per shoferin 52 vjecar

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Lexo gjithashtu:  Aksident me pasoja në Itali, nderron jete 24-vjeçari shqiptar. Emri

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

Lexo gjithashtu:  Dysohet se vrau 34-vjeçarin, "Mand dhelpra" ben deklaraten e frikshme per shokun, ai tha ne polici se... (DESHMIA)
Published inNews