Skip to content

Del èmri, ja kush janë dy shqiptarët që hùmbën jetën në Rumani

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë të klubit grek PAOK.

Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimës së dytë shqiptare, duke e çuar në dy numrin e shtetasve shqiptarë që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë.

Lexo gjithashtu:  Pas 24 oresh Shqipëria pushtohet nga reshje të dendura shiu, ja zonat

Pas Vasil Pilos, viktima tjetër shqiptare është identifikuar si Genci Sadiku.

Dy të rinjtë shqiptarë udhëtonin në të njëjtin mjet, i cili u përplas drejtpërdrejt me një kamion, duke rezultuar fatal për të gjithë personat që ndodheshin në furgon.

Lexo gjithashtu:  Si e pa kur është i veŕbër?” – Video e Stenaldos në BBV ndez rrjetin dhe ngre DYSHIME të forta!( Video )

Pamjet e publikuara nga vendngjarja hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.

Nga videot rezulton se furgoni me të cilin udhëtonin shtatë tifozët po lëvizte në korsinë e gabuar, çka solli përplasjen “kokë më kokë” me mjetin e tonazhit të rëndë.

Lexo gjithashtu:  Shqipëria pranë botërorit, por LAJMI I MADH vjen nga përtej oqeanit

Autoritetet rumune vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin e tifozëve të PAOK, por edhe opinionin publik në Shqipëri dhe Greqi.

Published inNews