Skip to content

Jepet nje njoftim per kushtet e keqija te motit ne vend

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, bazuar në informacionet e Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne rrugen e Korces, ka te plagosur rende!

Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Në këtë kuadër, Ministria u ka bërë thirrje strukturave të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror të rrisin vëmendjen dhe gatishmërinë për marrjen e masave parandaluese.

Lexo gjithashtu:  Dyshohet se u mori jeten te moshuarve gjatë kohës që po i transportonte për spital, vnën hetim shoferi i ambulancës

Bashkitë në zonat me risk më të lartë janë kërkuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Ndërkohë, prefekturat duhet të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo problematikë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Lexo gjithashtu:  Vendos Gjykata Kushtetuese e Italisë, miliona njerëz humbasin shtetësinë

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në vijim.

Published inNews