Skip to content

E papritur, vjen lajmi shume I KEQ per Blerina Bashen, qe braktisi 3 femijet e mitur

Blerina Basha, 33-vjeçarja e akuzuar për braktisjen e tre fëmijëve të saj të mitur, është shpallur Haramja e muajit Janar.

Tre fëmijët e mitur janë vendosur nën kujdesin e Shërbimit Social në Durrës, pas denoncimeve se nëna e tyre i kishte lënë vetëm në banesë.

Fqinjët, duke dëgjuar të qarat e tyre, njoftuan autoritetet. Fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë për rreth një muaj dhe, sipas hetimeve, tre ditët e fundit ishin pa ushqim.

Lexo gjithashtu:  Vd*kjet nga aksidentet ajrore u rritën ndërk*mbëtarisht në vitin 2025

Banesa ishte e kthyer përmbys, ndërsa fëmijët rezultuan të prekur nga sëmundja e zgjebes.
Autoritetet kanë nisur verifikimet ligjore dhe procedurat për mbrojtjen e tyre, ndërkohë që familja e babait të fëmijëve ka bërë kallëzim penal ndaj Bashës për keqtrajtim.

Lexo gjithashtu:  E rende në aksin Korçë-Bilisht, tre automjete të përfshira

Nga ana e saj, Blerina Basha mohon se i ka braktisur fëmijët dhe shprehet se i ka lënë vetëm për shkak të obligimeve pune dhe vështirësive ekonomike, duke u përpjekur të sigurojë jetesën për ta.

Lexo gjithashtu:  Lefter Maliqi 'degjeneron' Albatros rexhajn

Babai i fëmijëve ka kërkuar përmes gjykatës heqjen e kujdestarisë nga nëna dhe marrjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Rasti vijon të ndjeket nga autoritetet ligjore dhe social-sigurimet për të garantuar mirëqenien e të miturve.

Published inNews