Skip to content

Lajmi i fundit – Gjykata Speciale e Hagës sapo ka liruar ish-komandantin e UÇK-se

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim. Haxhi Shala u lirua sot më 10 shkurt 2026 dhe u kthye në Kosovë, pas vendimit të Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, për modifikimin e dënimit të tij më 2 shkurt 2026.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi, ata i urojnë mirëseradhjen ish-luftëtarit, Haxhi Shala.

Lexo gjithashtu:  Qielli mbulohet nga tymi/ Pamje të frikshme, zjarri përfshin fabrikën, raportohen dhjetëra të plagosur (VIDEO)

“Mirë se vjen, bashkëluftëtar! Të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë pranë familjes dhe njerëzve të tu”, shkruan OVL e UÇK-së.

Lirimi u bë me kushte, të cilat do të zbatohen për pjesën e mbetur të dënimit prej tre vjetësh, njoftojnë Dhomat e Specializuara.

Sipas njoftimit Gjykatësja Trendafilova mori parasysh shenjat e rehabilitimit të Haxhi Shala, letrën e tij ku shprehte keqardhje ndaj të prekurve nga veprimet e tij, marrëdhëniet familjare pozitive dhe rrjetin e tij shoqëror, që sipas saj tregojnë perspektivë të arsyeshme rehabilitimi.

Lexo gjithashtu:  Do ngèlni pa mènd! Cfárë ka Ráma pòshtë sèdîles kùr shkòn në Sùrrèl

Megjithëse veprat për të cilat Shala u shpall fajtor konsiderohen të rënda, Gjykatësja Trendafilova vlerësoi se iniciativa e tij për të shkruar letrën ishte e vetëdijshme dhe pa ndihmë ligjore, si një distancim i sinqertë nga veprat penale.

Sipas ligjit, procedurat për ulje, modifikim ose ndryshim të dënimeve janë individuale, dhe shqyrtimi bëhet vetëm pasi një person ka vuajtur dy të tretat e dënimit.

Shala u akuzua për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Lexo gjithashtu:  Bota në zî! Ndèrron jetë aktori që e dùan gjithë shqîptarët i filmit “The Gòdfather”

Më 13 dhjetor 2023, ZPS-ja dorëzoi kërkesë për bashkimin e çështjes Januzi dhe Bahtijari me çështjen Haxhi Shala Më 4 shkurt 2025, Trupi Gjykues miratoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe shqiptoi dënimet: Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim.

Ndryshe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi më 11 dhjetor 2025 se dënimi i Haxhi Shalës nuk do të ulet apo të modifikohet pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit të tij./ RTK

Published inNews