Skip to content

Pas eliminimit nga “BBVK” reagon për herë të parë banori

Këngëtari i njohur shqiptar Labinot Rexha ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas eliminimit nga spektakli Big Brother VIP Kosova, mbrëmjen e së premtes, pas një televotimi tepër të ngushtë nga publiku.

Artisti ishte në nominim me formatin “Po” dhe “Jo” për vazhdimin e qëndrimit të tij në shtëpi, votim që erdhi si rezultat i diskutimeve dhe komenteve rreth sjelljeve të tij gjatë rrugëtimit në lojë. Gara e fortë dhe diferenca e vogël në vota e bënë eliminimin e tij një nga momentet më të komentuar të këtij sezoni.

Lexo gjithashtu:  Falsifikonte diploma dhe licenca më banesën e tij, e peson ish-kandidati per deputet

Menjëherë pas daljes, Rexha zgjodhi të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një mesazh reflektues dhe falënderues. Krahas një fotografie, ai shkroi se ky rrugëtim ishte i mbushur me emocione, momente të bukura dhe sfida të shumta. “Si çdo eksperiencë e fortë, pati të mirat dhe të këqijat, por gjithçka mbetet aty, brenda asaj shtëpie. Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda. Unë dal nga kjo eksperiencë me mësime, me forcë dhe me mirënjohje për gjithçka që përjetova”, u shpreh ai.

Lexo gjithashtu:  Pas skenareve ne PRIME, produksioni merr nje 'goditje' e te forte nga

Rexha falënderoi publikun për mbështetjen, dashurinë dhe besimin, duke theksuar se rrugëtimi i tij do të vazhdojë jashtë shtëpisë me energji të re dhe synime edhe më të mëdha.

Lexo gjithashtu:  Zbuloni shenjën e vetme të horoskopit që pret FAT dhe MUNDËSI të mëdha deri në prill

Pas eliminimit nga “BBVK” reagon për herë të

Published inNews