Skip to content

Kjo ishte goditese! Pas ‘sherrit’ ne Prime, Miri ben deklaraten tronditese per Selin dhe i shtang te gjithe

Emisioni i improvizuar “Big Brother Radio”, i moderuar nga Selin dhe Arditi, është kthyer në një arenë të ashpër përplasjesh gjatë intervistimit të Mirit dhe Kristit.

Ashtu siç pritej, Miri nuk e ka kursyer gjuhën e ashpër, duke lëshuar akuza të forta për banorët që sipas tij janë të panevojshëm në shtëpi.

Lexo gjithashtu:  Detajet e tmerrshme nga kontrolli ne shkolle

“Kësaj shtëpie nuk i duhen ata njerëz që e hanë bukën kot. Ata njerëz që kanë hyrë me një qëllim dhe po përdorin nja 600 qëllime të tjera duke ndryshuar fytyrën, maskën, dhe bëjnë pabesira ndaj atyre që deri në këtë moment i kishin në krah me pastërti dhe sinqeritet,” – është shprehur ai i revoltuar.

Lexo gjithashtu:  Shenjat me me fat ne Qershor

Kur Selin i ka kërkuar të flasë me emra konkretë, Miri nuk ka nguruar të listojë: “Greta, Shëndriti, Mateo”. Por sulmi më i fortë ka ardhur pikërisht ndaj vetë moderatores së emisionit.

Miri e ka akuzuar Selinën drejtpërdrejt për tradhti ndaj aleancës së tyre. “Mos të harrojmë dhe Selin, që bëri thikë pas shpine për këtë lojë që ne kishim nisur bashkë dhe e kishim të sinqertë me njëri-tjetrin. Nuk duhet të ishe për këtë shtëpi,” – ka përfunduar ai.

Lexo gjithashtu:  Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro- Zbardhet vendimi i qeverisë Rama, ja kush perfiton
Published inNews