Skip to content

Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga nafta, çmimi ulet me 32 lekë në pompë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e mënyrës së mbledhjes së taksës së qarkullimit, duke deklaruar se ajo do të hiqet nga çmimi i naftës dhe do të zhvendoset te automjetet.

Lexo gjithashtu:  Makina del nga rruga, nderron jete nje grua

“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë.

Ndërkohë që taksën do ta vendosim te makina dhe do ta mbledhim nëpërmjet transportit rrugor.

Lexo gjithashtu:  Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë lufte, fishekzjarre, molotov, tym dhe gaz mes policisë dhe protestuesve

Do të vendosim një taksë qarkullimi, siç e ka Europa, për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, deklaroi Rama.

Published inLAJMI