Skip to content

Situate kritike shendetesore per Ministrin shume te njohur

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, është shtruar me urgjencë në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Sipas mediave serbe, 60-vjeçari, i cili prej vitesh vuan nga diabeti dhe probleme të tjera shëndetësore shoqëruese, është diagnostikuar me pneumoni bilaterale dhe ndodhet nën kujdes intensiv në Qendrën Klinike në Beograd.

Lexo gjithashtu:  Rrebeshe shiu, temperatura të ulëta, ja çfarë na pret në fundjavë

Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja e tij ka qenë kritike, ndërsa në një moment është lidhur me ventilim mekanik për shkak të nivelit të ulët të oksigjenit në gjak. Mësohet se për një periudhë të shkurtër ai ka arritur të marrë frymë pa aparat, por më pas është rikthyer sërish në ventilim.

Lexo gjithashtu:  Gara për Tiranën, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie

Sipas raportimeve, Daçiç është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte shfaqur vështirësi në frymëmarrje gjatë një aktiviteti publik. Mjekët deklarojnë se po bëhen të gjitha përpjekjet për stabilizimin e gjendjes së tij, ndërsa priten informacione të mëtejshme në ditët në vijim.

Lexo gjithashtu:  Një tjetër kryetar bashkie drejt burgut! Detajet

Gjendja shëndetësore e ministrit ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe në mediat serbe, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën.

Published inNews