Skip to content

Rama: Bonusi qe kthehet në mbështetje mujore për

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur dy masa të reja në buxhetin e ri, që synojnë rritjen e mbështetjes financiare për familjet dhe studentët në nevojë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bonusi i bebes do të transformohet në një skemë mbështetjeje mujore për fëmijët, me qëllim ndikimin në të ardhurat e familjeve.

Lexo gjithashtu:  Dalin detajet! Mbi 80 policë japin dorëheqjen paa protestave të studentëve në Tiranë? Ja çfarë po ndodh

Një tjetër masë lidhet me studentët që vijnë nga familje në nevojë. Sipas kryeministrit, mbështetja financiare për ta do të rritet me më shumë se dyfish, duke arritur në vlerën e gjysmës së pagës minimale.

“Ne sot kemi në subvencionim nënat e papuna që rrisnin fëmijë të mitur dhe janë kryefamiljare. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në skemë mbështetjeje për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve. Po nuk mjafton.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi fantastik nga Greqia për gjithë shqiptarët që duan dokumentat, ja çfarë u vendos, gjithçka më e lehtë tani

Kemi vendosur të rrisim në mënyrë domethënëse, më shumë se dyfish, mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, që do të shkojë sa një gjysmë page minimale. Por nuk mjafton.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Monika Kryemadhi me lajmin e keq per familjen: Femije e mi nuk…

Mbi të gjitha, besoj shumë fort që kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë, si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme dhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve.”, tha Rama.

Published inLAJMI