Skip to content

ARTI NE ZI! Shuhet humoristi legjendar shqiptar, një nga katër parodistët e Vlorës

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur vlonjat, Mane Lumani. Ai u shua në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku prej më shumë se dy muajsh qëndronte i shtruar në reanimacion, për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mushkëri dhe në zemër.

Lexo gjithashtu:  “Kemi çdo arsye për të hyrë në luftë”, Vuçiç kërcënon Kosovën: Kemi armë më të avancuara se të Izraelit

Mane Lumani kishte mbushur 79 vjeç më 22 shkurt. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin artistik të qytetit të Vlorës. I martuar dhe baba i katër fëmijëve, ai do të mbahet mend si një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe artit.

Lexo gjithashtu:  Askush nuk e priste! Merr vëmendje komenti i Arbrit për Gjestin

I njohur si një nga parodistët më të spikatur të Vlorës, Lumani spikati për mimikën e tij karakteristike dhe humorin plot finesë, duke fituar zemrat e publikut vlonjat dhe jo vetëm. Për dekada me radhë ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit, duke sjellë buzëqeshje dhe emocione përmes roleve dhe interpretimeve të tij.

Lexo gjithashtu:  Nisin aplikimet për kompensim të pagës minimale/ Ja kush përfiton (GRAFIKA)

Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në skenën artistike të Vlorës, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e trashëgimisë kulturore të qytetit.

Published inNews