Skip to content

Çfarë po ndodh në Vlorë? Policia mobilizon forcat per kontroll intensiv

Policia e Vlorës eshte mobilizuar duke u “ngritur ne kembe” dhe po ushtron kontrolle mbrëmjen e sotme në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar.

Mësohet se në këtë aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete.

Lexo gjithashtu:  NUK PRITEJ! Klodiana Lala plas b*mben! Nxjerr me detaje pasurine e 'TE FORTIT' qe po heton SPAK

Objektivi i policisë, duket se janë automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë.

Po ashtu bëhet me dije se po ushtrohen kontrolle të imtësishme si në automjete ashtu edhe ndaj drejtuesve dhe pasagjerëve.

Lexo gjithashtu:  A e ka dhunuar Ramush Haradinaj? Anita jep detajet e forta!

Ndërsa qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i veprimtarive të paligjshme dhe rritja e sigurisë në qytet.

Published inNews