Skip to content

Veliaj tha se iu kërkua delegimi i Bashkisë Tiranë te Arbër Hajdari, reagon humanisti i njohur

Emri i tij kryesoi mediat shqiptare ditën e sotme pasi Erion Veliaj pretendoi se kryeministri Rama ka urdhëruar që ai të delegojë Bashkinë Tiranë te Arbër Hajdari. Ky i fundit, deri në këto momente nuk ka reaguar konkretisht në lidhje me këto pretendime, por një koment i bërë në rrjet ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve.

Lexo gjithashtu:  Ish-deputeti socialist dhuron 5-10 mijë euro “kush hedh në koshin e plehrave një ministër ose deputet të PS”

Në një foto të publikuar nga moderatori Ledion Liço, përmes së cilës sinjalizohet nisja e sezonit të ri të “Big Brother Vip Albania”, Arbri ka komentuar pasditen e sotme duke e pyetur nëse do të jetë sërish ai në drejtimin e spektaklit.

Lexo gjithashtu:  Mustafa Nano i bën thirrje Ramës: Ik se akoma nuk je vonë! Ik para se të të ndodhë ajo të cilën ti

Pas një bisede të shkurtër të bërë me Ledionin, përgjigja e Arbrit lë të kuptohet se do të jetë opinionist për të gjashtin edicion radhazi, madje krah Monika Kryemadhit.

Lexo gjithashtu:  Asgjë në botë nuk e shpëton! Arka e mbushur me para në Dhërmi, ja çfarë i kanë kapur Belinda Ballukut që askush se tha

Ndërsa në lidhje me pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, që kryeministri Edi Rama i ka kërkuar mandatin që më pas Bashkia Tiranë t’i delegohet Hajdarit, humanisti i njohur, deri në këto momente që raportojmë ende nuk ka reaguar.

Discover more

Published inLAJMI