Skip to content

Rezultati i áutopsîse! E rende cfare i gjeten doktoret ne në trùp Xhùana Nikollajt

Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas informacioneve të publikuara pas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupin e të resë është konstatuar prania e fotoksinës, një substancë shumë e rrezikshme që përdoret zakonisht si pesticid dhe që rezulton shpesh fatale kur konsumohet.

Lexo gjithashtu:  'Doje të putheshe në kishë me një grua', Pastori- aktivistes së LGBT! Ta shihje ti cdo te gjente nese... (VIDEO)

Autopsia ka konfirmuar se pikërisht helmimi nga fotoksina ka qenë shkaku kryesor i humbjes së jetës së 25-vjeçares. Mjekët kanë konstatuar gjithashtu se substanca kishte shkaktuar dëmtime të rënda në organizëm, duke çuar në përkeqësim të shpejtë të gjendjes shëndetësore.

Lexo gjithashtu:  Gjendet i pajetë në banesën e tij një person, detajet e para

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi e reja u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ajo nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim ndaj ish-bashkëshortit të saj, duke pretenduar se 25-vjeçarja kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike para ngjarjes së rëndë.

Lexo gjithashtu:  Moti per diten e neserme

Autoritetet po punojnë për të sqaruar çdo detaj të rastit dhe për të përcaktuar nëse ka persona që mbajnë përgjegjësi në këtë histori që ka tronditur mbarë vendin.

Published inNews