Skip to content

Makina përmbyset brenda tunelit. Disa persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si Tuneli i Murrashit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, çka ka sjellë daljen jashtë rruge dhe përmbysjen e automjetit.

Lexo gjithashtu:  Mos Flini Akoma! Parashikimi i 't*rbuar' i muajit Shkurt, nje shenje i vjen aq LEK sa do harroje FUKARALLEKUN

Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti raportohet për persona të plagosur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat po japin ndihmën e parë dhe po bëjnë transportimin e të dëmtuarve drejt spitalit.

Lexo gjithashtu:  Klod Lala: Brenda 10 ditësh pritet ti “shembet bota”, ja çfarë po ndodh që askush nuk e di

Ndërkohë, forcat e policisë pritet të zbardhin rrethanat e plota të aksidentit, si edhe numrin e saktë të personave të përfshirë dhe shkallën e dëmtimeve që kanë pësuar.

Lexo gjithashtu:  Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Published inNews