Skip to content

Deklaratë e fortë për Bajram, Erdogan bën paralajmërimin e FORTË

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka lëshuar kritika të forta ndaj Izraelit gjatë mesazhit të tij me rastin e Fitër Bajrami, duke e akuzuar për përgjegjësi në humbjen e qindra mijëra jetëve dhe duke paralajmëruar se “do ta paguajë çmimin për këtë”.

Lexo gjithashtu:  Rama merr vendimin e pabesueshem per gjithe shqiptaret: Nuk do kete me ansnje…

Në fjalimin e mbajtur pas përfundimit të muajit të Ramazani, Erdoğan u ndal te situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe sfidat me të cilat përballet bota islame.

Ai bëri thirrje për unitet dhe solidaritet mes myslimanëve, ndërsa kërkoi mbrojtje nga kërcënimet dhe fatkeqësitë që, sipas tij, burojnë nga Izraeli.

Lexo gjithashtu:  T*nsione në tubimin e Shqipëria Bëhet para Kryeministrisë, pr*testuesit përplasen me forcat e rendit

Presidenti turk theksoi gjithashtu se rajoni “po vlon”, duke nënvizuar nevojën për stabilitet dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve.

Në përfundim, ai uroi besimtarët myslimanë për festën, duke shprehur shpresën që ajo të shërbejë si një moment reflektimi dhe rilindjeje për mbarë botën islame.

Lexo gjithashtu:  Zjárri në Lushnje, rrèzíkohet e gjithë lagja! Ja çfarë po ndòdh te “Loni Dhamo”, një vajzë vjèçare…

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Turqisë dhe Izraelit, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Gaza dhe në rajonin përreth.

Published inNews