Skip to content

E trishtë/ E moshuara ndërron jetë e braktisur në banesë

Një tjetër rast i dhimbshëm i vetmisë dhe braktisjes së të moshuarve është shënuar në Korçë.

Një 71-vjeçare, Zana Qendro, është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e njohur si “Dritat e verdha”.

Kanë qenë anëtarë të Shoqata e Jetimëve Dega Korçë, pjesë e së cilës ishte edhe e ndjera, ata që janë interesuar për të dhe më pas kanë konstatuar vdekjen e saj në apartament

Lexo gjithashtu:  3 javë nga vdekja e vëllait! Menaxheri i Gjestit zbulon detajet e forta per këngëtarin: Ja cfare po u ndodh

Pas njoftimit, policia ka kryer verifikimet përkatëse, duke e cilësuar ngjarjen si vdekje natyrale.

Megjithatë, ajo që e bën edhe më të rëndë këtë rast është fakti se pas procedurave fillestare nuk ka pasur reagim nga institucionet përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të trupit të së moshuarës.

Lexo gjithashtu:  Ministrit të financave i ndalohet hyrja në shtetin evropian/ Zbardhet arsyeja

Nga Shoqata e Jetimëve Dega Korçë është bërë apel që 71-vjeçarja të mos mbetet e harruar, por të përcillet me dinjitet, sado modest, në banesën e fundit.

Lexo gjithashtu:  Detaj i rendesishem pak para finales se Big Brother

Një thirrje që rikthen në vëmendje dramën e heshtur të shumë të moshuarve që jetojnë dhe largohen nga kjo botë në vetmi.

Published inNews