Skip to content

Habit ish-banori i BBVA: Gënjeva që isha single, e dashura më la!

Xen Oruçi ka deklaruar se nuk ka qenë beqar gjatë kohës kur mori pjesë në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, ndryshe nga sa kishte lënë të kuptohej brenda shtëpisë.

Gjatë një interviste televizive, ai tha se kishte zgjedhur të mos tregonte statusin e tij real, me qëllim që të kishte më shumë hapësirë për të lëvizur në lojë dhe për të krijuar situata brenda formatit.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama merr goditjen e fortë nga Britania - DETAJET

Sipas tij, ai ka qenë në një lidhje edhe gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”. Oruçi pranoi se kjo ishte një prej gjërave që e kishte mbajtur të fshehtë, ndërsa shtoi se gjatë lojës kishte arritur të krijonte edhe disa afrime flirtuese.

Lexo gjithashtu:  Aksion i madh ne zyrat e shtetit - Emrat

Ai tha gjithashtu se ngjarjet që ndodhën në shtëpi kanë ndikuar në raportin me partneren e tij. Sipas rrëfimit të tij, ajo e ka lënë dy herë për shkak të situatave të krijuara gjatë spektaklit, por pas daljes ata janë rikthyer sërish bashkë.

Deklarata e tij sqaroi edhe statusin aktual personal, për të cilin ai u shpreh se vazhdon të jetë në një lidhje.

Lexo gjithashtu:  SPAK dridh politiken shqiptare, ja ke bastisen
Published inNews