Skip to content

E rëndë në Korçë, e moshuara gjendet pa jetë në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Korçë, ku një 71-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është Zana Qendro. Ajo u gjet pa shenja jete nga anëtarë të Shoqatës së Jetimëve, Dega Korçë, ku edhe vetë ishte pjesë.

Lexo gjithashtu:  Lajm i trishtë! Nderron jete këngëtari i njohur (Emri)

Kanë qenë pikërisht ata që të shqetësuar për mungesën e saj, janë interesuar dhe më pas kanë konstatuar vdekjen në banesë.

Lexo gjithashtu:  Veliaj i semure rende ne burg? Avokati del me njoftimin urgjent: “Ai beri operacion per...”

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërriti policia, e cila kreu veprimet përkatëse hetimore, duke e cilësuar ngjarjen si vdekje natyrale.

Nga Shoqata e Jetimëve Dega Korçë, është bërë apel që 71-vjeçarja të mos mbetet e harruar, por të përcillet me dinjitet në banesën e fundit, sado modest të jetë organizimi.

Lexo gjithashtu:  Një detaj shumë i rëndësishëm u harrua nga produksioni pas shpalljes së fituesit të BBVA 5
Published inNews