Skip to content

Pas pak nis protesta e opozitës, pa fjalime dhe regji, ja çfarë pritet të ndodh

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me protestën e thirrur nga opozita, e cila pritet të zhvillohet këtë të diel në orën 18:00 përpara godinës së Kryeministrisë.

Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk parashikohen fjalime nga eksponentë politikë. Nuk do kete fjalime, as edhe regji.

Protesta pritet të marrë formën e një marshimi, me lëvizje të vazhdueshme të turmës dhe jo përqendrim të vetëm në një pikë të caktuar. Itinerari i plotë mbetet ende në diskutim nga organizatorët, ndërsa theksohet se nuk do të ketë një regji qendrore të aktivitetit.

Lexo gjithashtu:  “Të q*fsha Mul Nokën!” Ish-nenkryetari i PD shpërthen keq ndaj PD-së: Delet q***

Në kuadër të mbarëvajtjes së tubimit, autoritetet kanë angazhuar mbi 1400 efektivë policie, të cilët do të jenë të shpërndarë në disa pika kyçe të kryeqytetit. Përveç zonës përpara Kryeministrisë, prani e shtuar policore do të ketë edhe pranë Parlamentit dhe institucioneve të tjera të rëndësishme, si dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Lexo gjithashtu:  E BUJSHME! Do TERHEQIN lek me magnet, Mesi i Janarit ua Sjell LEKUN e madh

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar për kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa nga rrugët kryesore. Konkretisht, nga ora 09:30 deri në përfundim të protestës do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. Po ashtu, nga ora 15:00 e pasdites do të bllokohen edhe rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Lexo gjithashtu:  Nuk ka pranverë për Ballkanin! Fronti polar sjell gjysmë metri dëborë në Kroaci, moti i keq nuk do të “kursejë” as Kosovën

Opozita ka zgjedhur datën 22 mars për këtë protestë për shkak të simbolikës historike, pasi kjo ditë përkon me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, pas rënies së regjimit komunist në vend.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonat e bllokuara dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo ndryshim në qarkullim.

Published inNews