Skip to content

Kjo nuk pritej, Ministria e PS ben veprimin e troshte! Ngjarja e dhimbshme qe preku vendin

Vlora përkujton sot një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së saj në demokraci, Tragjedinë e Otrantos që u mori jetën 83 fëmijëve, burrave e grave të cilët u nisën nga bregu i Jonit drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Trazirat e ’97-ës i detyruan të largoheshin nga Vlora, por një incident në Ngushticën e Otrantos me anijen luftarake italiane “Sibilla”, shkaktoi mbytjen e anijes shqiptare me emigrantë në bord.

Lexo gjithashtu:  Vnedi evropian për të legalizuar gjysmë milioni emigrantë pa dokumente

Sot, në qytetin bregdetar të Vlorës është zhvilluar një ceremoni përkujtimore, ku të pranishëm kanë qenë kryebashkiakja Bruna Mersini, zëvendësministrja Megi Fino, deputeti Ardit Bido dhe ministrja Erjona Ismaili.

Gjatë këngës së vajit për 83 jetët që mori deti, ministrja Erjona Ismaili është parë e përlotur, deri në ngashërim, ndërsa një person tjetër i qëndron pranë dhe përpiqet ta qetësojë.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne vend, humb jeten 36-vjecari, ia moren shpirtin duke...(EMRI+FOTO)

Pamjet janë publike dhe janë me dhjetëra komentues që e kujtojnë ende atë ditë e ndajnë kujtimet e trishta, kur pasditen e 28 Marsit Vlorëm e kishte mbuluar një heshtje terri derisa u dha lajmi për ngjarjen tragjike në det.

29 vjet nga Tragjedia e Otrantos, ministrja nuk i mban dot lotët gjatë

Përmendore në portin e Otrantos

Anija mendohet se kishte në bord 142 persona dhe 83 prej tyre humbën jetën. Vlora i ka kushtuar dhjetëra këngë vaji kësaj ngjarje dhe ajo e Grupit të Delvinës e përshkruan më së miri dhimbjen e nënave vlonjate:

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi fantastik nga Greqia për gjithë emigrantët që do kalojnë festat në Shqipëri dhe jo vetëm

 “I flet Llogaraja detit, o deti me kaltërsi, pse gjysmët na i dërgove, ca i mban pengje në gji; o deti me ujë të kaltër ç’faj të patën fëmijë, qëkur ti u more jetën, ç’të besosh te Perëndia.”

Published inNews