Skip to content

Rezultatet do jene te shpejta! Klod Lala: Deputetja e njohur e PS ne rrjeten e SPAK

Një deputete socialiste është nën hetim nga SPAK. Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në ‘Kjo Javë’ në News24, përballë gazetares Nisida Tufa. Gazetarja Lala tha se nuk mund të bënte publike emrin e saj, pasi ende nuk është regjistruar emri i saj si person nën hetim.

“Zoti Dumani i ka hov të jashtëzakonshëm SPAK. Zoti Braho do të duhet të shoh se si funksiononte struktura. Erdhi në një moment ku dosja Balluku u vu në lëvizje. SPAK ka detyrim kushtetues të ushtrojë ndjekjen penale, drejtësinë e bën gjykata. Do të duhen kohë, që të gjithë palët në proces, përpiqen që të zvarrisin. Sidomos zyrtarët e lartë duan që të zvarrisin çështjet.

Lexo gjithashtu:  Masákër! Nuk morën pára nga pensíoní i nënës së tyre, dy vëllezër mbysín me jastëk babaín dhe e fshèhin trupín brenda një arke

Por ka çështje! Një deputete aktuale e PS-së është nën hetim. Është pyetur disa kohë më parë në SPAK, është duke u hetuar. Shumë shpejt do të ketë rezultante konkrete. Ende nuk është regjistruar emri i saj si person nën hetim, por është regjistruar vepra penale. Është duke u kryer hetimi i thelluar në raport dhe me persona të bashkëlidhur. Ka dosje të cilat janë në punë e sipër. Jam shumë larg politikës nuk dua të jem afër saj. Priten rezultate nga dosja e AKSHI-t.

Lexo gjithashtu:  Do PASUROHEN per dy jave! FATI i hap porten vetem…/ Parashikimi b*mbastik nga Meri

Në kohën kur SPAK e drejtonte zotin Dumani, askush nuk ndalej te çështja por se si zoti Berisha e etiketonte të me nofka. Altin Dumani e bëri SPAK kryefjalë, shkoi deri te zv.kryeministrja, njeriu u besuar i Ramës. Dhe për zotin Braho, do të duhet të shkojë në këto nivele. SPAK do të duhej të kishte goditje në nivele të larta, pasi mund të ketë shpresë te qytetarët.”, tha Lala.

Lexo gjithashtu:  Gjykátá Kùshtètuèse tjetër vèndîm kùndèr PS-së: 8m 0 prò opòzîtës
Published inNews