Skip to content

Konkurentja e Ferma VIP 3 ben deklaraten e bujshme

Mimoza Ahmeti po shndërrohet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuara të Ferma VIP, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet sociale.

Që nga nata e parë, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e publikut me mënyrën e drejtpërdrejtë dhe humorin e veçantë.

Së fundmi, një video që po qarkullon në TikTok e tregon Mozën në një moment plot humor, teksa përpiqet të gjejë mënyrën se si të lahet brenda fermës.

Lexo gjithashtu:  Nga dashuria te vendimet, “Hëna rozë” do të trondisë jetën tuaj në këto 2 data

“Do të lahem ashtu siç më ka bërë nëna, se plasa. S’po e zgjidh dot gjëegjëzën, e kam në tru si të lahem, si të lahem?”, shprehet ajo, ndërsa banorët përpiqen t’i shpjegojnë se duhet të përdorë rroba banje.

Lexo gjithashtu:  "Ngecin" votimet për kryetar të Partisë Demokratike...

“Po ça me rroba banjo!”, përgjigjet Moza, duke vijuar me batutat e saj: “Po nuk e bëj unë atë kurrë, ajo është liria e fundit e njeriut, të lahet siç e ka bërë Zoti. Të lahem me rroba banje”.

Më tej, ajo pyet me humor: “Mund të lahemi si të duam? Nuk na dënon Agai?”, ndërsa Elvisi shton me shaka: “Siç thua ti, i afrohesh çmimit shumë”.

Lexo gjithashtu:  Ngjarja e rende në Nikël, merr fund arratia e autorit!

Kjo situatë ka bërë që Moza të kthehet në një nga personazhet më virale të momentit, me ndjekësit që ndajnë dhe komentojnë pa ndalur momentet e saj plot humor.

Published inNews