Skip to content

Drejtoria e Pergjithshme e Policise zgjedh drejtuesin e saj

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Lexo gjithashtu:  Tronditet politika/ Jep doreheqjen zyrtari i lartë, ja arsyeja shume befasuese!

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet cfare po ndodh me Rexhina Nanon! Dalim pamjet e saj te fundit, dhe askush s'do e njohe (Foto)

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.

Lexo gjithashtu:  “Për Mateon…” / Mesazhi i dajave me dron lë pa fjalë Brikenën (VIDEO)

Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.

Published inNews