Skip to content

Gara në PD/ Juristi “shokon” me deklaratën: Edhe Donald Trump të kandidojë, Sali Berisha e ka fitoren e siguruar!

Juristi Indrit Sefa ka komentuar së fundmi kandidaturat e shpallura deri më tani që synojnë të sigurojnë drejtimin e Partisë Demokratike, të cilët sipas tij e kanë të pamundur fitoren.

Në një intervistë të dhënë për News24, Sefa theksoi se ata që janë në garë për të marrë drejtimin e PD-së nuk kanë asnjë lloj ideje apo strategjie se si të fitojnë besimin e qytetarëve.

Ndërsa theksoi se dhe kësaj radhe Berisha e ka të siguruar fitoren.

Sipas tij, edhe sikur Donald Trump të konkurrojë për të marrë drejtimin e PD-së, me komisonin zgjedhor që partia do të ketë, Berisha e ka të siguruar fitoren. Përmes këtij reagimi Sefa hodhi poshtë mundësitë që Salianji të fitojë në zgjedhjet e 23 majit.

Lexo gjithashtu:  Studentja hidhet nga kati i katert i baneses, dyshohet se u shty drejt vetëvrasjes nga ky person (EMRI+FOTO)

Kujtojmë se deri më tani kanë shpallur publikisht kandidaturën e tyre për të marrë drejtimin e PD-së, Ervin Salianji, Evi Kokalari dher Alesia Balliu.

Në reagimet e tyre në lidhje me garën për fitore, treshja ka theksuar se ata kanë hyrë në garë që t’i japin një tjetër drejtim PD-së, që sipas tyre lideri aktual demokrat, deri më tani nuk ka arritur të bëjë më të mirën për partinë

Lexo gjithashtu:  “Nùk dùket márrëdhènie kòrrèkte”/ Sèlin hèdh dyshîme mbi mártesèn e Mîrît

Reagimi i plotë i Indrit Sefës: Neni 24 i statutit është i qartë ka rregulla të përcaktuara se si përjashtohet. Të përjashton Kryesia e partisë ose Kryesia e degës. Pashë edhe një shkresë të Nokës, një paçavure juridike. Këta statutin e PD e kanë barazuar me qëndrime individuale dhe partia nuk ka rregulla. Sa herë që e kanë të nevojshme për të vetë-përjashtuar , i përjashtojnë. Këta e bëjnë edhe në kundërshtim me statutin dhe normat që kanë hartuar vetë.

Lexo gjithashtu:  Ndryshon gjithçka! E vërteta qenka ndryshe – çfarë nuk u tha për vdekjen e Shpat Kasapit (VIDEO)

PD sot është nga ana e mbështetjes në elektorat, më keq se në vitin ’97. Edhe Donald Trump të garojë përballë Berishës me komisionin zgjedhor që do ketë PD dhe listën e zgjedhësve fiton Berisha. Më vjen keq për njerëzit që kanë iluzione dhe shprehë që duan të kandidojnë. Por shkojnë në një parti nuk të lejon as të kandidosh. Berisha fitoren e ka të sigurt. Nuk guxon asnjë t’i dalë përballë.

Published inNews