Skip to content

U plagos te v*rrezat, nderroi jete në spital, ky është i riu nga Peja që humbi jeten në rrethana misterioze

E rëndë: Ndërron jetë 28-vjeçari nga Peja pas plagëve nga arma e zjarrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, ku një i ri nga Pejë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas burimeve, viktima është Valmir Berisha, nga fshati Ruhot.

Lexo gjithashtu:  Drejtori i Policisë së Kosovës jep alarmin: Serbia po...

Dyshohet se ai kishte pësuar plagë të rënda pranë varrezave të Marec, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar nga Naser Syla nga QKUK.

Lexo gjithashtu:  Aksident i forte pranë Kopshtit Zoologjik, taksia p*rplas motomjetin

“Në Emergjencë ka ardhur një person me plagë nga arma e zjarrit. Personi ishte i lindur në vitin 1996 dhe, përkundër masave që kemi ndërmarrë, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orën 18:20”, ka deklaruar Syla.

Lexo gjithashtu:  “Po afrohet", Tanja Porja: Merrni masa, ja çfarë pritet nga dita..

Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin lokal, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë në vijim.

Published inNews