Skip to content

“Bie maska” e Mateos, rrjeti publikon provat: Ja si po e manipulojnë garën nga vendet aziatike

Një skandal ka shpërthyer në rrjetet sociale orët e fundit, duke vënë në qendër të akuzave për mashtrim dhe manipulim menaxhuesit e llogarive të Mateos, njërit prej banorëve më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”.

Ndërkohë që ai vazhdon garën e tij i izoluar brenda shtëpisë, jashtë saj duket se po përdoren skema të mirëfillta për të krijuar një imazh të rremë mbështetjeje masive.

Gjithçka është zbuluar nga një sfidë e hapur së fundmi në faqen zyrtare të BBVA-së, ku produksioni njoftonte: “Banori që do të marrë më tepër pëlqime, do të fitojë një çmim prej 2000 euro për t’u shpenzuar tek Enzo Attini”.

Lexo gjithashtu:  Situata e papritur në Big Brother, Brikena distancohet nga Mateo pas provokimeve të fundit në shtëpi.

Por çfarë ndodhi me postimin dedikuar Mateos?

Ndërsa numri i “Like-ve” rritej me një shpejtësi marramendëse për ta pozicionuar atë si fitues të kësaj sfide, ndjekësit e vëmendshëm të spektaklit zbuluan menjëherë “sekretin”.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme/ Dha kontribut të madh, ndahet nga jeta mjekja e njohur në vendin tonë

Një numër i jashtëzakonshëm dhe i pajustifikueshëm i këtyre pëlqimeve vinte nga llogari të rreme dhe profile nga India.

Ky manipulim i pastër ka nxjerrë zbuluar përdorimin e programeve të posaçme dhe blerjen e pëlqimeve për të rritur artificialisht influencën e tij dhe për të lënë përshtypjen te publiku se ai është më i preferuari.

Ky detaj flagrant nuk u ka shpëtuar ndjekësve të formatit, të cilët kanë nisur të publikojnë prova, regjistrime ekrani dhe “Screenshot-e” të llogarive indiane që mbështesin Mateon.

Lexo gjithashtu:  Shkoi për një foto në banesën e këngëtarit të njohur, ai e merr peng, e zhvesh dhe e q…

Kjo lëvizje nga ana e menaxherëve të tij po komentohet gjerësisht si një bumerang që po dëmton rëndë imazhin e banorit, duke zbehur besueshmërinë e votave reale.

Tashmë i gjithë rrjeti po pret reagimin e produksionit: A do të ketë një skualifikim të Mateos nga kjo lojë specifike pas provave të pakundërshtueshme të ndërhyrjes me “bots”?

 

Published inNews