Skip to content

Ngjarje me te lenduar ne vendin tone

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Vërtop, përgjatë aksit nacional Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej disa metrash.

Lexo gjithashtu:  Persona të maskuar i thy en këmbët dhe i pr enë veshin ish-kryetarit të PD-së në Lezhë

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Toyota”, që udhëtonte nga Berat në drejtim të Poliçan, ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, një 40-vjeçar dhe dy vajzat e tij, të moshës 14 dhe 9 vjeçe, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Manjani: Kodi i Ri Penal i ‘tmêrrshëm’: Qeveria mund ti marrë pronën cdo shqiptari nëse

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Shi i dendur! Moti bënë kthesën E FORTE, ja c'pritet të ndodh me kushtet atmosferike
Published inNews