Skip to content

“Uroj sa më pak makutëri dhe mllef”/ Spiropali mesazh të koduar në prag të Pashkëve Ortodokse

Socialistja Elisa Spiropali ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkë, në një postim në Facebook, por me një mesazh të koduar.

Krahas urimit për besimtarët, ajo ka theksuar nevojën për më pak urrejtje, mllef dhe përçarje në shoqëri.

“Krishti u ngjall! Nga e premtja e zezë e sakrificës, në të dielën e madhe të Pashkës, me ngjalljen e Tij, zgjohet shpresa e të vuajturve, të shtypurve, të vetmuarve, të sëmurëve, të izoluarve, ngushëllimi i të gjithëve që vjen nga besimi se s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.

Për çdo vuajtje ka një lehtësim, për çdo padrejtësi ka një shpërblim, për çdo ego të sëmurë ka një çmim.

Lexo gjithashtu:  Raportimi/ Lëkundjet mе mаgnitudë 4.3 në Bеlsh, sizmiоlоgu: Zоnаt më аktivе të vеndit

Në këtë Vigjilje të Pashkës Ortodokse, për njerëzit e vendit tonë të jashtëzakonshëm, uroj sa më pak mllef, mosmarrëveshje, hidhërim, makutëri, urrejtje, dhe sa më shumë mirëkuptim, liri, mbrothësi, punë dhe begati.

Lexo gjithashtu:  Dalin pretendimet per kryeministrin Edi Rama!

Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta trajtojmë me më shumë përkujdesje tokën tonë të përbashkët.

Gëzuar, Pashkë të bekuara!”, thuhet në postimin e saj.

Lexo gjithashtu:  “Reshje shiu dhe…”/ Moti bën ‘kthesën’ e FORTE, njihuni me temperaturat për neser
Published inNews