Skip to content

Kur eliminimi të del për mbarë

Eliminimi i Brikena Selmanit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e së shtunës mund të ketë ndërprerë rrugëtimin drejt finales, por jo mbështetjen e publikut.

Për shumë ndjekës besnikë të formatit, ajo ishte një nga konkurrentet që e meritonte plotësisht një vend në finalen e madhe. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Brikena u dallua për kulturën, qetësinë dhe elegancën, duke ndërtuar imazhin e një vajze me vlera dhe duke lënë një përshtypje tejet pozitive te publiku. Sikundër, kishte edhe nga ata që dyshonin në sinqeritetin e saj. Madje për shumëkënd ishte një vajzë që vepronte krejt ndryshe nga sa fliste.

Lexo gjithashtu:  Thirrje per pjesemarrje masive ne protesten e sotme

Por ajo që ndodhi pas eliminimit ishte vërtet e papritur. Vetëm pak orë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dashuria e publikut u reflektua fuqishëm në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu:  E plote se si do jete moti ne fundjave

Në momentin e eliminimit, llogaria e saj numëronte rreth 298 mijë ndjekës. Ndërsa sot, ky numër ka arritur në 344 mijë, duke shënuar një rritje të menjëhershme dhe mbresëlënëse.

Lexo gjithashtu:  Ikjet vijojne, gati 900 persona nuk pranuan te behen shqiptare vitin e shkuar!

Nuk do të jetë çudi që të jenë edhe ndjekës që mezi presin të shprehin ‘mllefin’ e tyre ndaj bukuroshes.

Kur eliminimi të del për mbarë/ Brikena më e pëlqyer

Published inNews