Skip to content

Lajm i fundit! Ministria e Jashtme NJOFTIM TË RËNDËSISHËM për shqiptarët

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen ka hyre në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES). Por kjo ka sjelle nje kaos te madh ne udhetime, madje shume udhetare kane humbur fluturimet e tyre.

Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.

Lexo gjithashtu:  Keni kohë deri me 12 Qershor, ja çfarë ka për të ndodhur më vonë

Sistemi EES, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:

Lexo gjithashtu:  Zèmra í ndalí në duart e mjèkëve, Moníka 16-vjecare ndèrron jete paprítur, pròkuroria dyshon se…

– të dhënat e pasaportës;

– fotografia e fytyrës;

– gjurmët e gishtërinjve.

Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen. Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.

Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike, ndërkohë që nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; sepse regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Në mes të luftës! Edi Rama merr vendimin, hiqen vizat për dy shtetet e mëdha të pasura

Gjithashtu, sistemi i ri nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.

Published inNews