Skip to content

Aksident i rëndë, kamioni përplaset me fugonin!

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të enjte në rajonin e Friulit, në Itali, ku ka humbur jetën një person.

Sipas mediave italiane, i plagosur ka mbetur shoferi i kamionit, një shtetas shqiptar, i cili është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit në Udine. Ndërsa viktima është identifikuar si një shtetas italian.

Lexo gjithashtu:  Shuhet biznesmeni dhe ish-kandidati i PD-së

Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në zonën e Marianos, si pasojë e përplasjes mes një kamioni të drejtuar nga shqiptari dhe një furgoni frigoriferik që drejtohej nga viktima.

Lexo gjithashtu:  Tragjedia e Durrësit, babai i 8 vjeçarit shpërthen në lot: Djali im ne spital…

Gjendja e shoferit shqiptar raportohet e rëndë, ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Lexo gjithashtu:  Bes Kallaku jep lajmin e madh – rikthehet në krahët e dashurisë së vjetër
Published inNews