Skip to content

Ç’ndodhi mes Mirit dhe Rogertit në festën e Big Brother VIP?!

Gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania 5”, Miri dhe Rogerti patën disa nga përplasjet dhe debatet më të forta të edicionit.

Situatat e tensionuara mes tyre i bënë të gjithë të mendonin se dy ish-banorët nuk do t’i flisnin më pas daljes nga shtëpia. Por, duket se realiteti jashtë kamerave është krejt ndryshe!

Lexo gjithashtu:  Merret vendimi! Rama i jep Veliajt goditjen finale! Detajet

Në festën e madhe të organizuar pas përfundimit të spektaklit, dyshja ka habitur ndjekësit duke lënë pas çdo inat, hatërmbetje apo mëri të mbetur nga loja.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, Miri dhe Rogerti shfaqen mjaft të qeshur, të përqafuar dhe duke shijuar në maksimum praninë e njëri-tjetrit.

Lexo gjithashtu:  Marrin fund Borxhet, data 12 shkurt i Sjell LEKUN E MADH Ketyre 4 Shenjave te Horoskopit

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale duke u shoqëruar me një “thumb” të qartë për të gjithë skeptikët që dyshuan te raporti i tyre: “Për të gjithë ato që thanë s’do flasin kur të dalin, ju puthim shumë”

Lexo gjithashtu:  I hoqi nga partia bashke me Edlira Çepanin, Flor Binaj hakmerret ndaj Adriatik Lapajt: Figurë që nuk është...

Ky përqafim miqësor tregon qartë se gjithçka që ndodhi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka mbetur thjesht në kuadrin e lojës, duke dëshmuar se jashtë saj ka vend për sportivitet dhe shoqëri të mirë!

Published inNews