Skip to content

I FUNDIT – Zhduket ish ministri i Rames, askush nuk e gjen

Teksa SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon ta rikthejë në qeli, vetëm disa muaj pasi Apeli i GJKKO e liroi, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nuk është gjetur në adresën ku banon.

Përmes shpalljes publike që mban datën 17 prill, raportohet se njoftimi i rekursit ka qenë i pamundur përmes shërbimit postar, meqenëse dëftesa e komunikimit është kthyer pas me shënimin “larguar”.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama i ofroi vendin e Belinda Ballukut! Habit Lapaj

Ndërsa Prokuroria e Posaçme pretendon se nuk është dakord me interpretimin e vendimit të shkurtit 2026 për Lefter Kokën dhe kërkon në Gjykatën e Lartë rikthimin e tij në qeli.

Kujtojmë se më 11 dhjetor 2025, GJKKO hoqi masën e sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit. Çështja e inceneratorit është kthyer për rigjykim, por ende nuk është regjistruar në Apel. Në këtë kuptim, i ka përfunduar afati i mbajtjes në paraburgim, përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë.

Lexo gjithashtu:  Të shtëna me a rmë në Vlorë, p lagoset RËNDË 44-vjeçari

Koka u arrestua që prej dhjetorit 2021, i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me aferat korruptive për inceneratorin e Fierit. Sipas akuzave të SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në këtë skemë mashtrimi.

Lexo gjithashtu:  ‘Njerëzit do vdesin si mizat’ – Paralajmerimi i frikshem nga Anglia per…

Në korrik 2025, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. Për Tiranën, iu shua masa e sigurisë “arrest në burg”, pasi dënimi prej 2 vitesh për “shpërdorim detyre” në shkallë të parë është ezauruar me paraburgimin.

Published inNews