Skip to content

Veliaj kërkoi pezullimin e zgjedhjeve/ Rama njofton LËVIZJEN urgjente

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës. Kryetari i PS-së, Edi Rama, do të mbledhë sot në orën 16:30 strukturat politike të Tiranës për të dhënë udhëzimet e para në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 9 Nëntorit.

Lexo gjithashtu:  Plagosi kolegun me gërshërë, precedentët e frikshëm të radiologut të Sanatoriumit

Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana International dhe pritet të shënojë startin e fushatës për kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu. Si drejtuese e fushatës për kryeqytetin do të jetë zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Lexo gjithashtu:  'Motra, s’më ktheve përgjigje…' - Poni nxjerr mesazhet e fundit me Shpat Kasapin, rrenqeth me fjalet

Ky hap i PS-së vjen pavarësisht kërkesës së ish-kryebashkiakut Erion Veliaj drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve. Me sa duket, Partia Socialiste ka vendosur të mos presë vendimin e Gjykatës, duke vazhduar me planin e saj për një fushatë dominuese.

Lexo gjithashtu:  Shkoi për një foto në banesën e këngëtarit të njohur, ai e merr peng, e zhvesh, e q*** dhe i fut ne goje...

Mbledhja e sotme pritet të fokusohet në organizimin e të gjitha strukturave të partisë për të mbështetur kandidaturën e Manastirliut dhe për të siguruar fitoren në garën e re zgjedhore në kryeqytet.

Published inNews 2